Vajzat e njohura shqiptare bien në një mendje: Është një “look” që nëse e provoni, s’mund të “dështoni”

Mediale Vip

Vajzat e njohura shqiptare bien në një mendje: Është një “look” që nëse e provoni, s’mund të “dështoni”

Më: 26 janar 2019 Në ora: 11:44

Të gjitha vajzat janë të vetdijshme që flokët e gjatë bjonde të japin vëmendjen e duhur, e sidomos nëse veshja rri perfekt me look-un. Këtë gjë e dinë më së miri vajzat e showbizit shqiptar. Duke u inspiruar nga Kardashian-ët apo artistët e huaj, vajzat tona kanë sjellë në Shqipëri shumë trende, e një ndër to janë dhe flokët e gjata bjonde.

Një “look” i pagabueshëm që kohëve të fundit është bërë zgjedhja numër 1 nga shumë vajza të njohura shqiptare, si për klipe muzikore ashtu dhe për koncerte.

E fundit dhe ajo e cila na inspiroi për këtë artikull është këngëtarja kosovare, që jeton në Gjermani, Loredana. Fansat janë mësuar ta shikojnë gjithmonë me flokë të lidhura ose të shkurtra, por për klipin e saj me Mozzik, ka vendosur të vijë me flokë të gjata bjonde.

Por kujtojmë se Loredana nuk është e vetmja në showbizin shqiptar që ka zgjedhur këtë look.

Ne të “News31” bëmë një kërkim të shpejtë në Instagram-in e vajzave të njohura shqiptare, dhe rezultoi që shumica prej tyre e kishin provuar këtë look. Nga Luana Vjollca, te Era Istrefi, Tayna apo Dhurata Dora, më poshtë janë vajzat e njohura shqiptare që stili “bjonde-Rapanzel” i shkon shumë 

Para saj të njejtën e kishin bërë edhe këngëtare su Luana., Tayana., Dhurata Dora., Tuna., Era Istrefi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat