“Mësoje ti pak më mirë”, komentuesja mendoi se e kapi në gabim, Luana nuk ia përton me përgjigjen

Mediale Vip

“Mësoje ti pak më mirë”, komentuesja mendoi se e kapi në gabim, Luana nuk ia përton me përgjigjen

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:32
Luana Vjollca

Moderatorja Luana Vjollca është nga ato personat që i pranon gabimet që bën gjatë moderimit apo kur shkruan në rrjetet sociale.

Madje Luana shpeshherë është në shënjestrën e komentuesve që janë në pritje të gafave nga ana e saj.

E një gjë e tillë ka ndodhur edhe në postimin e fundit të moderatores. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto të realizuar nga palestra, ku shfaqet pa make-up, e veshur me një kostum sportiv të zi, me doreza boksi në duar, krah instruktorit të saj të palestrës.

Bashkëngjitur me foton Luana shkruan:  “Tell em who the Lion is haa (tregoju atyre kush është luani)!”.

Sapo moderatorja seksi bëri postimin në fjalë një komentuese i shkroi që ajo e kishte shkruar gabim shprehjen!

“Who is the lion (kush është luani), po si nuk u mësove njëherë se si shkruhet!”, shkruan komentuesja.

Duke qenë se Luana e ka shkruar saktë shprehjen, e cila për hir të së vërtetës mund të shkruhet në të dyja format, moderatorja ia kthen me ironi: “Më raftë pika mua. Mësoje ti pak më mirë!”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat