Rudina Xhunga: E duam Shqipërinë si Kosova!

Mediale Vip

Rudina Xhunga: E duam Shqipërinë si Kosova!

Nga: E.K Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:53
Rudina Xhunga

Rastet e përdhumineve në Kavajë dhe Drenas kanë bërë që shumë fytyra publike të reagojnë dhe të dënojnë këto raste.

Mirpo duket se në Kosovë viktima ka marrë më shumë përkrahje, këtë të paktën e thotë Rudina Xhunga, gazetare e njohur në Shqipëri.

Ajo shprehet e irrituar me reagimet në Shqipri të cilët akuzojnë viktimën për rastin dhe janë paragjykuan. Derisa në Kosovë kanë dalë me parulla në duar kundër përdhunimit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

“Shikoni si reagon Prishtina. Të gjithë me parulla në duar, kanë dalë në rrugë për t’i thënë jo përdhunimit, pasi një e mitur u abuzua nga profesori i saj dhe polici ku shkoi ta denoncojë. Prishtina e mori në mbrojtje vajzën, as e gjykoi, as donte ta përzinte nga vendi, siç donin gratë e Kavajës, të përzënë vajzën e vogël që e përdhunuan ca përbindësha, të mitur edhe ata. Në Kosovë, nuk plasi debati Thaci- Haradinaj, kush e fshehu ngjarjen, as iu sul kush medias, pse merreni me dramën e vajzës. Ne jemi frikshmërisht larg Evropës që kërkuam. E meqë s’po dimë të afrohemi, le të themi:

E duam Shqipërinë si Kosova!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat