I japin fund zënkave, Oriola Marashi ia publikon këto foto Noizyt

Mediale Vip

I japin fund zënkave, Oriola Marashi ia publikon këto foto Noizyt

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:29
Noizy dhe Oriola Marashi

Fakti se reperi, Noizy dhe modelja, Oriola Marashi kishin prishur marrëdhëniet mes vete ka qenë një nga lajmet më të përfolur në mediat rozë.

Kjo u përfol e u stërpërfol nga fansat për një kohë të gjatë për shkak se reperi dhe modelja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

E mbrëmë duket se Oriola ka qenë prezente në një nga koncertet e reperit shqiptar pasi solli disa video në InstaStory.

Me këtë dëshmon se dyshja kanë rregulluar raportet dhe mbesin miq shumë të mirë siç kanë qenë gjithnjë.

Ndër të tjera, Oriola nuk ka munguar në klipet e Noizyt, posaqërisht gjatë këtyreve viteve të fundit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat