Ishte rrugës për në koncert, reperi i famshëm vdes në një aksident me makinë

Mediale Vip

Ishte rrugës për në koncert, reperi i famshëm vdes në një aksident me makinë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 13:00
Cadet

Reperi i famshëm britanik ka ndërruar jetë pasi është përfshirë në një aksident automobilistik. Ai ishte rrugës për në koncertin që do të mbante në Staffordshire.

Bëhet fjala për Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet, ku automjeti me të cilin po udhëtonte reperi u përplas.

Familja e reperit e bëri të ditur lajmin në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet po ndajmë me ju një lajm të trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka vdekur,”-shkruhet në njoftim.

Ndërsa nëpërmjet një deklarate për Radio 1 Newsbeat, menaxheri i tij tha se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi dhe ai po udhëtonte për në Keele University ku do performonte.

“Një pasagjer i Toyota, një 28 vjeçar nga Londra, vdiq në vendin e ngjarjes”, thuhej në njoftimin zyrtarë të policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat