Një urim i mbushur plot dashuri vjen nga Afërdita Dreshaj për bashkëshortin e saj

Mediale Vip

Një urim i mbushur plot dashuri vjen nga Afërdita Dreshaj për bashkëshortin e saj

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 15:07
Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek Jakub Kindl

Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek Jakub Kindl janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuara në media.

Në qershor të vitit të kaluar ato i dhanë fund beqarisë duke u martuar me një dasëm madhështore.

Çifti tanimë po shijon jetën si çifi i martuar dhe këtë e tregojnë dhe fotot që këngëtarja publikon herë pas herë në instagram ku është dhe shumë aktive.

Ndërsa ditën e sotme bashkëshorti i saj ka ditëlindjen dhe nuk ka si të mungojë dhe urimi i mbushur plot dashuri nga modelja.

Me foto nga momenti i tyre i njohjes Afërdita ka shkruar:

Image

‘Urime ditëlindjen dashuria ime. Urime ditëlindjen gjithçka e imja.Dikush që ka zemrën time, dikush që unë e dua shumë, dikush që e thërras burri im’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat