Këngëtarja shqiptare Besiana Mehmedi përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ka reaguar për rastin e vajzës nga Drenasi.
Ajo ka shkruar se rasti i saj troket rëndë në ndërgjegjen tonë sepse secili sipas Mehmedit e di që nuk është ky rasti i vetëm.
Po ashtu, ajo thotë se kemi kalur shumë shpejt prej "kuleve në miniq", përcjell Bota Sot
Postimi i plotë:
“Ne kemi kalu shumë shpejtë prej kuleve në miniq. Ky trancizion shumë i shpejtë ka qenë traumatik” një thënie më se e qëlluar e sociologu Gola
Do të thoja që kemi nevojë të kujtojmë nga cili vend vimë, kush janë gjyshet e nënat tona, cilat janë vlerat e moralit dhe shoqërisë shqiptare!!!!
Të pyesim vehten: kush e ka fajin që të rinjët ikin çdo ditë nga këto vlera dhe nga rrënjët e tyre…kush i imponoi si vlera lakuriqësinë, prostitucionin, drogën dhe si normale abuzimin, shantazhimin, krimin, madje dhe në institucione më të shenjta arsimore….
Rasti i vajzës nga Drenasi troket rëndë në ndërgjegjen tonë sepse secili nga ne e di që nuk është rasti i vetëm….”.