Presidenti Thaçi i gëzohet suksesit të Dua Lipas në Grammy - Bota Sot
Presidenti Thaçi i gëzohet suksesit të Dua Lipas në Grammy

Mediale Vip

Presidenti Thaçi i gëzohet suksesit të Dua Lipas në Grammy

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:25
Hashim Thaçi dhe Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkroi historinë duke fituar dy çmime në ceremoninë e sivjetme të Grammy Awards.

Lipa u shpall artistja e re më e mirë, si dhe e fitoi çmimin për këngën më të mirë të zhanrit “dance”, falë bashkëpunimit me Mark Ronson dhe Diplo, “Electricity”.

“Urime të sinqerta për Dua Lipën për dy çmimet e saj në Grammy. Derisa po e festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë dhe 20 vjetorin e çlirimit, Dua na bëri neve të gjithëve – dhe gjithë botën – që t’i gëzohemi forcës, talentit dhe rimëkëmbjes së femrave të Kosovës”, ka shkruar presidenti në Twitter.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...