Besa Morina vjen me këngën “A jena na”

Mediale Vip

Besa Morina vjen me këngën “A jena na”

Nga: D. B. Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:35
Besa Morina

Këngëtarja e dashur, e ëmbël dhe modeste Besa Morina me hitin e saj “A JENA NA”, bëri një befasi të këndshme dhe arriti qysh në fillim të pushtojë zemrat e të rinjve në të gjitha trojet shqiptare anembanë.

Pamja e saj e bukur me një këngë të kompozuar enkas për Besën, ajo arriti të fascinoje të gjithë dashamirët e këngës shqipe, me një pamje të bukur e të freskët në klipin e saj  " A JENA NA". Kjo këngë e kompozuar nga Cekic Beatz, teksti Gent Fatali si dhe realizimi i klipit në Shqipëri nga Ego Films.

Në një prononcim për “ Bota sot”  ajo ka thënë se ndjehet shumë mirë që në fund arriti ta realizojë dhe të kurorëzojë me sukses, gjithçka çfarë kishte menduar rreth kompletimit të një këngë.

“Unë kam dashur të qes në dritë, një këngë që do të dëgjohet çdo herë dhe të mbahet mend nga të gjithë ata që e duan me shpirt këngën dhe tingujt e muzikës shqiptare, e jot ë jetë vetëm një këngë sezonale që të harrohet shpejt. Po ashtu I falënderohem të gjithë atyre që  bashkëpunuan për këngën time “ A JENA NA” dhe gjithë adhuruesve të mi. Ju premtoj se nuk do të ndalem, dhe do të vazhdojë edhe me befasira tjerë, në vijim.

Gjithashtu i përshëndes edhe të gjithë lexuesit e “ Bota sot” kudo që janë, në Kosovës, Diasporë dhe përtej Atlantiku” ka thënë Besa Morina.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat