I fejuari nuk e trajton Jennifer Lawrence si fytyrë publike

Mediale Vip

I fejuari nuk e trajton Jennifer Lawrence si fytyrë publike

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:17
Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney

Jennifer Lawrence e ka gjetur dashurinë e jetës së saj.

Një burim për revistën People ka thënë se një nga arsyet që aktorja 28 vjeçare dhe i fejuari i saj, drejtuesi i Galerisë së Arteve 34 vjeçari Cooke Maroney, janë një çift që kalojnë shumë mirë është sepse Maroney nuk bën pjesë në botën e Hollywoodit.

“Cooke është një djalë i mrekullueshëm. Ai është i mençur dhe ka një sens shumë të mirë të humorit. Mendoj se ai e mban atë me këmbë në tokë dhe nuk e trajton aspak si një fytyrë publike ashtu siç kanë bërë të dashurit paraprakë”, ka thënë ky burim.

Sipas të njëjtit burim ka thënë se atij nuk i bën përshtypje aspak bota e Hollywoodit.

Çifti janë fejuar muajin e kaluar. Një gjë e tillë u konfirmuar kur aktorja është parë me unazën e saj të fejesës derisa po largohej nga një darkë në New York.

Në këtë darkë Lawrence është parë me unazën me gur gjigant derisa çifti po darkonte me miqtë.

Çifti kanë nisur lidhjen e tyre në muajin qershor pasi Maroney u njoftua me Lawrence nga shoqja e tij e ngushtë, Laura Simpson.

Aktorja edhe më herët kishte lidhje dashurie me fytyra publike.

Ajo ishte në lidhje me regjisorin e Mother!, Darren Aronofsky, nga muaji shtator i vitit 2016 deri në muajin tetor të vitit 2017.

Para Aronofsky, Lawrence ishte në një romancë sekrete me Chris Martin nga muaji shtator i vitit 2014 deri në muajin gusht të vitit 2015.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat