Genc Prelvukaj publikon fotot: Në gjunjë para Enit me unazë në dorë

Mediale Vip

Genc Prelvukaj publikon fotot: Në gjunjë para Enit me unazë në dorë

Nga: Bota sot Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 12:33
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Këngëtari Genc Prelvukaj ka publikuar fotografitë ku i ka propozuar të dashurës së tij, këngëtares Eni Koçi, shkruan Bota sot.

Ai ka publikuar fotografitë në Facebook, derisa shihet i ulur në gjunjë me unazën në dorë, ku Eni shihet e befasuar.

Artisti propozimin e ka bërë me 3 nëntor të vitit të kaluar, në Plavë, derisa ka zbuluar se Eni kishte menduar se skena ishte ndërtuar për të realizuar një set fotografik.

“Momenti me i bukur, ne Plaven e bukur, me te bukuren time. 03.11.2018 ? Eni Koci po mendonte se skena u ndertua per photoshooting”, ka shkruar Genci në Facebook, ku dhe ka publikuar fotografitë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat