Aktori Smollet akuzohet për raportim të rrejshëm

Mediale Vip

Aktori Smollet akuzohet për raportim të rrejshëm

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:04
Jussie Smollet

Policia e Chicagos njoftoi se aktori amerikan Jussie Smollet do të akuzohet për raportim të rrejshëm.

Ylli i “Empire” kishte thënë se ishte vënë në qendër të sulmeve homofobike dhe raciste nga dy meshkuj të tjerë në Janar.

Dyshimet u ngritën kur mediat amerikane raportuan se policia ka fakte që vet aktori kishte paguar dy vëllezër nigerianë që të inskenojnë sulmin.

Tashmë, policia përmes zëdhënësit të saj e ka konfirmuar se Smollet akuzohet për raportim të rrejshëm.

Megjithatë, pretendimet e policisë i ka mohuar avokati i aktorit që ka paralajmëruar betejë ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat