“Dua të bëj shumë para që të udhëtoj me plakun tim Lindin”: a ka deklaratë më romantike se kjo e Venerës?!

Mediale Vip

“Dua të bëj shumë para që të udhëtoj me plakun tim Lindin”: a ka deklaratë më romantike se kjo e Venerës?!

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 15:55
Venera- Lindi

Ata janë një çift fort i dashur për publikun shqiptar. Nëse në radhët e emrave apo çifteve të njohur të showbiz-it ka persona që i duan shumë e të tjerë më pak, duket se çifti Venera- Lind është i pakontestueshëm, ata kanë vetëm dashamirës, të muzikës që bëjnë e të pozitivitetit e dashurisë që përcjellin si çift e si artistë.

Mund të kenë kaluar 6 apo 7 vite nga fillimi i romancës, e duket se të paktën Venera (por me siguri njësoj edhe Lindi), i paska kaq të qarta idetë kur vjen puna tek e ardhmja e lidhjes së tyre.

Për çfarë e kemi fjalën?! Lexoni më poshtë, ju lutem!

Jam shumë entuziaste për projektin tonë të ri. Çdo ditë e më shumë kuptoj se të krijuarit muzikë më bën të ndjehem e lumtur dhe e fuqishme. E dashuroj punën time aq shumë saqë me duket sikur s’po punoj fare. Falë Zotit ky pasion po kthehet në sukses dhe të ardhura të pastra që një ditë do më ndihmojnë të rris fëmijët e mi dhe të kem aq para sa për të udhëtuar me plakun tim Lind Islami, e krejt gjërat tjera janë aq të pavlera”: kështu ka shkruar në një postim në instastory Venera

Dhe ne që tani po i imagjinojmë diku larg, në një plazh ekzotik, nën hijen e një palme, 40 vitë më vonë teksa po shohin në ‘facetime’ nipërit e mbesat….

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat