Xhensila Myrtezaji nis xhirimet e videoklipit të ri jashtë shtetit

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaji nis xhirimet e videoklipit të ri jashtë shtetit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:35

Xhensila Myrtezaji u bë mama për herë të parë gjatë vitit që lamë pas dhe siç mund ta mendoni, ajo vendosi që t’i kushtonte kohë familjes së saj dhe të qëndronte larg muzikës për pak kohë.

Mesa duket, pritjes sonë i erdhi fundi, pasi Xhensila ka gati disa projekte. Gjatë një interviste së fundmi, këngëtarja është shprehur se është bashkuar me Pirro Çakon për një projekt dhe e ka cilësuar atë si më të mirin ndonjëherë gjatë karrierës së saj.

Përveç këtij projekti, ajo ka zbuluar për ‘Prive’ se do të sjellë një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun dhe mesa duket xhirimet e videoklipit kanë filluar, pasi Xhensila është nisur drejt Italisë bashkë me grimieren Sellma Kasumoviq dhe stilistin e flokëve Kaci Lleshi. Nuk ka ende detaje në lidhje me datën e publikimit, por kënga e re mund të vijë së shpejti.
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat