Ariana Grande femra më e ndjekur në Instagram

Mediale Vip

Ariana Grande femra më e ndjekur në Instagram

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 08:54
Ariana Grande

Selena Gomez nuk është më femra më e ndjekur në Instagram, pasi ia ka zënë vendin një tjetër këngëtare. Dhe është zyrtarisht Ariana Grande!

Kjo e fundit ka 146.258.213 ndjekës ndërsa Gomez 146.257.849, pra mbi 300 profile më shumë që e ndjekin.

Gomez ishte më e ndjekura në rrjetin social deri në fund të tetorit të kaluar, kur Cristiano Ronaldo i mori fronin.

Image

Futbollisti portugez është ende një nga personat më të ndjekur në Instagram, me 155 milionë ndjekës.

Profili i Ariana-s është rritur me 13 milionë ndjekës që nga muaji tetor dhe kjo lidhet me suksesin e albumit “Thank U, Next”. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar shpesh detaje nga jeta e saj private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat