Azet performon në koncertin më të madh deri tani para 17 mijë adhuruesve në Berlin

Mediale Vip

Azet performon në koncertin më të madh deri tani para 17 mijë adhuruesve në Berlin

Më: 2 mars 2019 Në ora: 08:28
Azet

Hip hop superylli Azet, ka mbajtur koncertin më të madh të tij në karrierë mbrëmjen e kaluar.

Ylli shqiptar që ka bërë bujë në Gjermani, ka mbajtur një koncert të radhës të tij në kuadër të turneut “Fast Life”.

Ndalesa ishte Mercedes Benz – Arena në Berlin, një arenë moderne kjo e cila u ndërtua me kosto 165 milionë euro.

Kapaciteti i kësaj palestre është 17 mijë ulëse dhe të gjitha i stërmbushi reperi shqiptar të enjtën mbrëma kur performoi.

Ai në Instagram ka publikuar pamje nga kjo performancë.

Ky deri tash është koncerti më i madh në karrierë për Azet, që lansoi një varg këngsh në kuadër të mixtape të tij me Zunan, “Super Plus”.

“Lelele”, “S’kam Kohë” e të tjera këngë u bënë hite së fundmi, ndërsa kënga më e pëlqyer mbetet “Uberlebt”, klipi i të cilës u xhirua në Shqipëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat