Aksidentohet Selim i serialit ‘Xhenet’, ja si është gjendja e aktorit

Mediale Vip

Aksidentohet Selim i serialit ‘Xhenet’, ja si është gjendja e aktorit

Më: 3 mars 2019 Në ora: 21:55
Berk Atan

Berk Atan është aktori simpatik i Serialit të njohur në Shqipëri me titullin “Xhenet”. Në një prononcim për gazetarët së fundmi ka treguar, se ka bërë një aksident. Për 27-vjeçarin kanë qarkulluar së fundmi disa foto, ku ai shfaqet duke bërë pazar në një qendër tregtare. Por as atje nuk e kanë lënë të qetë gazetarë, të cilëve u ka rënë në sy që Berk çalonte.

Menjëherë aktorin e kanë pyetur, se çfarë ka ndodhur dhe ai ka treguar, se ka pësuar një aksident të vogël. “Pësova një aksident të vogël. Ndrydha kyçin e këmbës. Nuk është serioze, thjesht kam vështirësi për të ecur”-tha Berk Atan.

I pyetur nëse do e shohim së shpejti në ndonjë serial të ri, ai u përgjigj: “Nuk kam rënë dakort për asnjë projekt. Mbase në verë. Të presim dhe të shohim”. Kujtojmë që roli i fundit i Berk Atan është në serialin “Xhenet” i cili po transmetohet në TV Klan dhe nga i cili mori shumë famë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat