Milaim Zeka: Gruas i bleva lule, e ajo doli në protestë për të drejtën e gruas

Mediale Vip

Milaim Zeka: Gruas i bleva lule, e ajo doli në protestë për të drejtën e gruas

Më: 8 mars 2019 Në ora: 18:59
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milam Zeka për festën e gruas 8 Marsin i ka blerë bashkëshortes së tij Edlirës lule.

Zeka zbuloi se bashkëshortja e tij sot i është bashkangjitur protestës së grave për të drejtat dhe mos diskriminimin e tyre.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se i është bërë qejfi që grua e tij 8 Marsin, e ka shënuar me dalje në protestë.

“Në fakt me dalje në protestë, do të duhej që të gjitha gratë në Kosovë ta shënojnë këtë festë, pasi kështu kërkojnë të drejtat e tyre”, shtoi Zeka.

Dita e gruas sipas Zekës, duhet te festohet në formë proteste pasi femrat tek ne janë të diskriminuara nga familja, e tani edhe nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat