Flet e fejuara e Luke Perry, për herë të parë pas vdekjes së tij

Mediale Vip

Flet e fejuara e Luke Perry, për herë të parë pas vdekjes së tij

Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:34
Luke Perry dhe Wendy Madison Bauer

Wendy Madison Bauer, e fejuara e aktorit të ndjerë Luke Perry, ka folur për herë të parë pas vdekjes së tij, gjatë javës së kaluar.

Fejesa e aktorit me Bauer, u zbulua pasi ai vdiq.

“Unë dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që na mbështetën”, tha Bauer në një deklaratë për People.

“Tregimet e panumërta dhe të ngrohta të bujarisë dhe mirësisë së Luke kanë qenë një burim i madh ngushëllimi gjatë kësaj kohe të vështirë”.

“11 vitet e fundit me Luke, ishin vitet më të lumtura të jetës time dhe jam mirënjohëse që kam kaluar kohë me të”, shtoi ajo.

“Gjithashtu dua të falënderoj fëmijët, familjen dhe miqtë për dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Ne kemi gjetur ngushëllim në njëri-tjetrin. Ai do të na mungoj shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat