Gatimet e vjehrrës apo të nënës? Përgjigjja e këngëtarit shqiptar i bën të gjithë të qeshin

Mediale Vip

Gatimet e vjehrrës apo të nënës? Përgjigjja e këngëtarit shqiptar i bën të gjithë të qeshin

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:30
Besnik Qaka

Besnik Qaka është solisti i grupit ‘Nrg Band’, i cili na ka shoqëruar me materiale muzikore të ndryshme ndër vite, të cilat janë kthyer gjithmonë në hite.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në programin ‘E diell’, për të folur për karrierën dhe rrugën që e solli këngëtarin deri këtu.

Përveç kësaj, Besnikut i është dashur t’i përgjigjet dhe disa pyetjeve nga jeta e tij private.

Kanë qenë gazetari Ervin Kurti,Edi Manushi & Fjoralba Ponari, të cilët e kanë ngacmuar nëse do të zgjidhte të hante gjellën e vjehrrës apo të nënës dhe këngëtari nuk ka hezituar të përgjigjet menjëherë. “Mamanë e kam pak më të vjetër, vjehrrën e kam pak më të re, kështu që të them të drejtën vjehrra i bën disa specialitete më moderne që më pëlqejnë, por mamaja ime është pak më e vjetër dhe i bën disa specialitete më tradicionale”, u shpreh ai.

Këngëtari nuk dha një përgjigje të ndarë, por u tregua diplomat ashtu siç e quajti dhe Edi Manushi.

Gjatë kohës që Besniku përgjigjej, nuk mungonin të qeshurat e pjesëtarëve të tjerë të grupit, të cilët janë njëkohësisht edhe vëllezërit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat