Si është jeta pa Jennifer Lopez

Mediale Vip

Si është jeta pa Jennifer Lopez

Më: 13 mars 2019 Në ora: 00:21
Casper Smart dhe Coca

Casper Smart nuk duket shumë i shqetësuar për martesën e Jennifer Lopez pasi e ka mendjen te një tjetër femër.

Casper dhe një modele që quhet Coca u fotografuan pranë njëri-tjetrit duke shijuar rrezet e diellit në Miami. Të dy qëndronin gjithnjë duke u përqafuar ku vëmendja më e madhe ishte tek të pasmet e Coca-s.

Cifti nuk shijoi një eksperiencë me jaht, por nuk munguan xhirot me motor uji. Kujtojmë se Casper shijoi një lidhje me Jennifer Lopez para disa vitesh dhe mori fund në gusht të 2016.

Para dy ditësh, këngëtarja njoftoi se ka pranuar propozimin për martesë të partnerit Alex Rodriguez, me të cilin është shumë e lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat