Brenda martesës së dytë të Michael Jackson dhe si i ‘rrëmbeu’ fëmijët e tij

Mediale Vip

Brenda martesës së dytë të Michael Jackson dhe si i ‘rrëmbeu’ fëmijët e tij

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:39
Debbie Rowe dhe Michael Jackson

Michael Jackson dhe Lisa Marie Presley, e cilësuar si martesa  më e shkurtër në botën e showbiz-it, ishte shume intriguese. Gjatë udhëtimit të tyre të dytë u vunë re edhe problemet që çifti pati. Mbreti i Popit së pari lidhi miqësi me infermieren bionde Debbie Rowe, të cilën e njohu në zyrën e mjekut ku punonte.

“Ai dhe Lisa Marie ishin shkatërruar dhe unë po përpiqesha ta ngushëlloja sepse ishte vërtet i mërzitur”, tha më vonë Debbie për miqësinë e tyre të hershme. Tre muaj pasi Michael dhe Lisa Marie u divorcuan, ai dhe Debbie dolën së bashku në publik, të veshur që të dy me të zeza dhe me vete kishin një djalë 8-vjeçar.

Në kohën e ceremonisë, Debbie ishte shtatzënë me fëmijën e parë që ajo i ‘dhuroi’ Michael. Lisa Marie kishte thënë më herët se ata nuk patën fëmijë sepse këngëtari ishte i papjekur për të rritur një fëmijë. Por në një intervistë në vitin 2003, Debbie përshkroi një tjetër anë të karakter të  yllit të popit.

“Ai më tha se donte vërtetë që të ishte baba. Unë i thashë se mund të bëhej. Më shikoi më mëdyshje dhe unë sërish iu shprehe:-‘Më lejoni që t’ua plotësoj këtë kërkesë. Ju lutem, me lejoni që ta bëj këtë! Duhet të jesh baba!’”, rrëfeu infermierja.

Kur u pyet për atësinë nga Martin Bashir në “Living With Michael Jackson”, këngëtari konfirmoi se Debbie kishte fëmijë me të ‘si një dhuratë’. Vetëm pak muaj pas martesës së Debbiet dhe Michael, Princi Michael erdhi në jetë në shkurt të 1997.

Duke kujtuar ditën e lindjes së tij, Debbie tha:- “Michael ishte patjetër më shumë i emocionuar se unë. Ai ishte shumë i emocionuar. Pamja në fytyrën e tij … nuk e kisha parë kurrë atë të lumtur. Kjo e bëri atë të mrekullueshme për mua, për të parë lumturinë në fytyrën e tij”, tha ajo.

Iu deshën gjashtë javë para se Debbie të shihte djalin e saj përsëri. Michael e mori djalin e vogël në fermën e tij Neverland, ku mori një ekip të përkushtuar dadosh, ndërsa Debbie shkoi për të qëndruar me një mik. 14 muaj më vonë, Debbie dhe Michael mirëpritën fëmijën e tyre të dytë një vajzë , të quajtur Paris.

Michael pranoi te Martin Bashir se ai e kishte ‘rrëmbyer’ vajzën e tij të vogël nga spitali pasi erdhi në jetë.  “E kam rrëmbyer dhe kam shkuar në shtëpi me gjithë placentën dhe gjithçka rreth saj”, pranoi ai.  Vetëm 18 muaj pas lindjes së Parisit, Michael dhe Debbie u divorcuan.

Në fjalët e saja Debbie, e përshkroi  marrëdhënien e saj me fëmijët  si të largët dhe  hoqi dorë nga të drejtat e kujdestarisë.  Michael pas ndarjes – mori një banesë prej 8 milion dollarë si dhe një shtëpi në Beverly Hills.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat