Sherr mes Kejsit dhe Oltës?

Mediale Vip

Sherr mes Kejsit dhe Oltës?

Më: 15 mars 2019 Në ora: 00:13
Kejsi Tola dhe Olta Boka

Kanë qenë mike, por shenjat se kjo miqësi është thyer sa vjen e shtohen, edhe pse vetë Kejsi Tola dhe Olta Boka janë përpjekur të mos e mediatizojnë shumë ngërçin mes tyre.

Megjithatë, komentet e Kejsit tek një emision televiziv dhanë sinjale të krisjes kur u pyet se cila nga vajzat e showbiz-it përpiqet shumë, por nuk i ndrit ylli, ajo përmendi emrin e Oltës, dhe nga fansat e kësaj të fundit një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë!!

Olta vetë reagoi në një emision tjetër:  “Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko, se do më kuptoje!”,- tha ajo duke treguar se Kejsi i detyrohej një sqarim!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat