Meghan Markle e gatshme të pajtohet me familjen e saj

Mediale Vip

Meghan Markle e gatshme të pajtohet me familjen e saj

Më: 17 mars 2019 Në ora: 14:33
Meghan Markle

Sipas “Daily Mail”, dukesha e Sussex synon që pas lindjes së fëmijës së saj të parë, të pajtohet me familjen e saj. Një burim i afërt me 37-vjeçaren Meghan Markle thotë se ajo gjatë muajve të fundit është e dëshpëruar për shkak të të gjithave që kanë ndodhur dhe shpreson që lindja e fëmijës do ta shënojë njëkohësisht fillimin e një kapitulli të ri.

Meghan Markle ua ka thënë këtë miqve të saj, e vetëdijshme se familja e saj amerikane është nën presion të madh, dhe shpreson se edhe ata vetë do ta kenë forcën që ta mbështesin atë në të ardhmen, dhe jo vetëm ta kritikojnë.

"Meghan e kupton se pse mediat po bëjnë presion të tillë, por është e pikëlluar për gjithçka që e ka përjetuar nga familja e saj. Ajo synon të pajtohet me ta, t’u japë atyre ullinj të paqes dhe t'i ftojë për vizitë pasi të lindë fëmija, ndërsa ftesën do ta marrë edhe motra e saj Samantha", zbuloi burimi, duke shtuar: "Ajo shpreson dhe lutet që pikërisht bebja e saj më në fund do ta rimbledhë të gjithë familjen'.

Ajo që veçanërisht po e huton Meghan është fakti se qëkur e filloi lidhjen me princin Harry, familja e saj vazhdimisht e kishte thirrur me dëshiron që të kalojë më shumë kohë me të, por ajo për shkak të orarit të ngarkuar nuk kishte mundur ta bënte këtë, por, për këtë nuk ishin ankuar gjatë karrierës së saj të aktrimit kur ajo i kishte refuzuar për të njëjtën arsye.

Gjysmëmotra e saj e kishte kritikuar atë se ajo kohët e fundit e vizitoi New Yorkun, ku miqtë e saj të ngushtë dhe të famshëm e organizuan një “baby shofer”, ndërsa ajo nuk gjeti kohë që më në fund, pas një kohe të gjatë të takohet me babanë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat