E papritur/ Dy aktorët e njohur turq marrin kërcënime për jetën

Mediale Vip

E papritur/ Dy aktorët e njohur turq marrin kërcënime për jetën

Më: 18 mars 2019 Në ora: 07:10
Ozcan Deniz dhe Asli Enver

Fama, jo gjithmonë, sjell pasoja pozitive në jetën e njerëzve të njohur. Shpesh, ajo kthehet në rrezik e arrin deri aty sa të jetë kërcënim për jetën.

Duke se me një gjë të tillë janë përballur Ozcan Deniz dhe Asli Enver, dy protagonistët e serialit të mirënjohur ‘Nusja nga Stambolli’.

Dy aktorët ishin përgatitur të udhëtonin drejt Izraelit për të takuar fansat e tyre por kanë marrë shumë kërcënime për këtë fakt.

Seriali ‘Nusja nga Stambolli’ është shumë i ndjekur në Izrael dhe për këtë ishte organizuar një koncert ku fansat të mund të takonin dy aktorët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat