‘Gylsereni’ pranon propozimin për martesë të Necati Kocabayt

Mediale Vip

‘Gylsereni’ pranon propozimin për martesë të Necati Kocabayt

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:55
Nurgul Yesilcay dhe Necati Kocabay

Aktorja Nurgul Yesilcay është parë teksa ka pasur një darkë romantike me të dashurin, Necati Kocabay.

Dyshja e kinematografisë turke tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë.

Sipas burimeve të Haberturk, Necati tashmë i ka propozuar bukuroshes dhe kjo e fundit e ka pranuar me kënaqësi duke thënë “Po”.

Madje, dyshja ka nisur përgatitjet për dasmë që pritet të mbahet në qytetin e Stambollit, në prani të miqve dhe familjarëve.

Theksojmë se aktorja që njihet më mirë në Kosovë si Gylsereni, tashmë pas vetes ka lënë një martesë me Cem Ozerin.

Ndryshe, Yesilcay është duke punuar në projekte të reja të serialeve që po shfaqen me sukses në kanalet televizive turke dhe më gjerë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat