Dhjetë vite që babai i tij ka ndërruar jetë, moderatori i njohur bën dedikimin prekës: Më ka ngel merak… - Bota Sot
Dhjetë vite që babai i tij ka ndërruar jetë, moderatori i njohur bën dedikimin prekës: Më ka ngel merak…

Mediale Vip

Dhjetë vite që babai i tij ka ndërruar jetë, moderatori i njohur bën dedikimin prekës: Më ka ngel merak…

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:31
Labinot Gashi

Moderatori i njohur nga Kosova, Labinot Gashi, ka bërë ditën e sotme një dedikim mjaft prekës për babanë e tij të tjerë, i cili ka 10 vite që ka ndërrur jetë.

Në një postim në “Instastory”, moderatori i emisionit “Një kafe me Labin” shkruan se i ka ngelur merak që babai i tij nuk jetoi gjatë që të shikonte suksesin dhe dashurinë e madhe që njerëzit çdo ditë i kanë dhënë vitet e fundit.

Gashi gjithashtu ka treguar se mëngjesi i parë pa babanë ka qenë dita më e vështirë e jetës së tij.

“Sot 10 vjet më parë mbetet dita më e vështirë e jetës time. Ishte mëngjesi i parë që po e nisja pa ty. Bab, shumë jam menduar atë ditë, e edhe më shumë ditëve të tjera pas saj, duke e pyetur veten se si do të mundem t’ia dal pa ty. E kam ndjerë aq fort, çdo herë, forcën tënde, energjinë që ke ditur të ma japësh edhe kur fizikisht s’të kisha më afër.

Edhe tani që po e shkruaj këtë kujtim po e ndjej praninë tënde. Bab, sot 10 vjet pas ikjes tënde fizike, unë po besoj që ia kam dalë t’i realizoj ëndrrat që ti m’i dite. Dashurinë dhe përkushtimin për familjen nuk e humba, por po më ngel merak që nuk ishte edhe pak që t’a shihje suksesin e dashurinë e madhe që njerëzit çdo ditë më kanë dhënë këto vite. Uroj që ti të ishte këtu sot, se ti je meritori për të gjitha arritjet e mia, e do të doja të të tregoja se sa shumë ka njerëz që më thonë çdo ditë ‘Lum prindërit që të kanë!’

Bab, mungesa e dashuria për ty nuk matet me këto rreshta, e as me suksesin e kësaj bote, ama është ajo dashuri që na ka udhëhequr në jetë, e për këtë falënderues përjetësisht do të jemi!”, shkruan Labinoti në postimin e tij.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...