Krenari e shoqëron Luanën në studio teksa ajo incizon këngën e re

Mediale Vip

Krenari e shoqëron Luanën në studio teksa ajo incizon këngën e re

Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:40
Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka nisur punën për një këngë të re, që do ta sjellë së shpejti për fansat.

Këtë gjë, ajo e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte studion ku po incizohet edhe kënga e saj e re.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Krenar Çoçaj, i cili prej kohësh aludohet se është në lidhje me prezantuesen bukuroshe.

Ky i fundit ka publikuar imazhe nga studio e producentit Shkumbin Nebihu, i cili është duke realizuar këngën e re të Luanës.

Më pas, ka qenë vet producenti i cili ka shpërndarë postimin e Krenarit njashtu në InstaStory.

Duket se Luana merr përkrahje të madhe nga i dashuri i saj, i cili nuk e lë vetëm atë as në studion muzikore. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat