Jennifer Lopez, fansat duan të dinë parfumin tënd!

Mediale Vip

Jennifer Lopez, fansat duan të dinë parfumin tënd!

Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:49
Jennifer Lopez

Gjatë një performance në spektaklin e kërcimit World of Dance, Jennifer Lopez u mahnit nga kërcimi i 8 vajzave të vogla, grupi i të cilave quhet The Crazy 8's. Grupi tërhoqi vëmendjen gjatë sezonit të tretë të World of Dance që në audicione, pasi përmes koreografisë treguan historinë e Naia-s.

Një prej kërcimtareve, Naia, e cila vuan nga mutizmi selektiv (një gjendje që i bën fëmijët të mos flasin në mjedise të caktuara) vendosi që të fliste duke përshëndetur J Lo-në, gje kjo që e emocionoi shumë atë Koreografja e grupit u shpreh se pasi Jennifer përqafoi Naia-n, vogëlushja mbante aromë shumë të mirë. Kaq mjaftoi që fansat të pyesnin menjëherë rreth parfumit të saj. Nga një kërkim në internet duket se J Lo nuk ka ndonjë parfum të preferuar, ndaj me siguri ajo përdor ndonjë nga parfumet e linjës së saj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat