Si rrallëherë, Sinan Hoxha është kthyer prapa në kohë, duke rrëfyer të kaluarën e tij.
Sinan Hoxha ishte i ftuar së fundi në një intervistë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku nuk u shpëtoi pyetjeve të ‘sikletshme’ nga fëmijët.
Në një moment, ai tregoi se si kishte përfunduar në burg, kur tentoi të largohej nga Shqipëria.
“Deri në klasën e 8-të, unë kam qenë një nxënës i shkëlqyer. Në vitet 1985 kur isha nxënës në klasën e tetë, vendosa të largohem jashtë Shqipërisë, por ky veprim në atë kohë konsiderohej arratisje dhe dënoheshe me 4 vjet shkollë vagabondësh ose me burg. Bëra vetëm 3-4 ditë burg, por ma hoqën shallin Pionieri i Enverit”, tha ai.
Për ndryshe, këngëtari është i martuar me Andrra Destanin dhe bashkë kanë një fëmijë, Ansin.