Meghan Markle dhe Princ Harry kanë surprizuar të gjithë adhuruesit e tyre duke u bërë pjesë e rrjetit social Instagram.
Sot u bë postimi i parë në profilin e tyre zyrtar, që ka marrë emrin "sussexroyal".
“Mirëseerdhët në profilin tonë zyrtar. Mezi presim të ndajmë punët tona, kauzat që mbështesim, njoftime të rëndësishme dhe mundësinë për t’i dhënë pak dritë çështjeve me rëndësi. Ju falenderojmë për suportin dhe ju urojmë mirëseardhjen. Meghan dhe Harry”, shkruhet në postimin e tyre të parë.
Postimi përfshinte edhe disa imazhe në eventet ku kanë marrë pjesë të dy si çift.