Britney përgëzohet nga ish bashkëshorti

Mediale Vip

Britney përgëzohet nga ish bashkëshorti

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:27
Kevin Federline dhe Britney Spears

Avokati i Kevin Federline ka lëshuar një deklaratë duke përgëzuar ish-bashkëshorten e klientit të tij, Britney Spears.

“Kevin e lavdëron Britneyn për atë që e ka pranuar faktin se ka nevojë që të ndalet dhe të mendojë si dhe për atë që po i ndërmerr hapat e arsyeshëm për t’u përballur me gjendjen e  saj në mënyrë të përgjegjshme”, deklaroi avokati.

Kujtojmë se së fundmi është raportuar që këngëtarja është regjistruar në një klinikë pas spekulimeve se kishte probleme shëndetësore mendore pas shëndetit të lig të babait të saj.

Dy fëmijët e tyre, 13-vjeçari, Sean Preston dhe 12-vjeçari, Jayden James, thuhet se janë duke qëndruar me babanë e tyre gjatë kësaj kohe.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat