Zëri i Anisa Shabanit po lë pa frymë të gjithë. Këngëtarja e talentuar me interpretimin që po bën po mahnit jo vetëm të pranishmit që e përcjellin këtë festival por edhe jurinë. Meritë për të arriturat në këtë nivel të Anisës ka edhe këngëtarja e mirënjohur Anduena Tahiri, njëherësh edhe drejtoreshë në “AMOL".
Anisa është vajza e cila po bën krenarë gjithë shqiptarinë. Vajza e cila ngriti në këmbë jurinë, e cila i la pa frymë njëkohësisht gjatë interpretimit të saj në ‘The Voice Kids Albania”.
“Anisa kaloi në gjysmëfinale dhe sigurisht e presim fitore të sigurtë sepse kjo është me meritore nga të gjithë”, tha Anduena për gazëten kombëtare “Bota sot”.