Heidi Klum martohet me të dashurin 16 vjet më të vogël!!!

Mediale Vip

Heidi Klum martohet me të dashurin 16 vjet më të vogël!!!

Më: 11 prill 2019 Në ora: 20:15
Heidi Klum, Tom Kaulitz

‘Nuk ma mori mendja që do të thoja “po” dhe një herë tjetër, por mesa duket do ta bëj”- ka thënë ish-modelja 45 vjeçare Heidi Klum në lidhje me argurmentin martesë gjatë një interviste për revistën “Hello”.

Ajo dhe kitarristi 29 vjeçar i grupit Tokyo Hotel, Tom Kaulitz kanë planifikuar martesën, këtë verë në ishullin e Kaprit. Ishte pikërisht ky vend ku çifti një vit më parë kaloi pushimet. Data për momentin është mbajtur sekret dhe mendohet se dhe ceremonia do të zhvillohet nën rregullat e një sigurie të rreptë, pasi do të jenë të pranishëm shumë personazhe të njohura, që mund të sfilojnë, si Naomi Campbell, Adriana Lima etj.

Heidi Klum ka 4 fëmijë dhe është martuar dyherë. Nga 1998 deri në 2003 ajo ka qenë e martuar me Ric Pipino, nga 2005 deri në 2012 me këngëtarin Seal, me të cilin ka tre fëmijë. Madje këngëtari birësoi dhe vajzën që top modelja ka me biznesmenin Flavio Briatore, Lenin. 

Në 2011 Seal zbuloi që e shoqja kishte një marrëdhënie me rojën e saj personale, Martin Kirsten. Seal kërkoi menjëherë divorcin, por lidhja e Heidit me Kirsten perëndoi shpejt dhe modelja e gjeti veten sërisht beqare. Më pas një lidhje me kritikun e artit Vito Schnabel, disa flirte, deklarata se nuk do të martohej më, derisa në jetën e saj u shfaq Tomi. Po dhe për partnerin e ri të Heidit është martesa e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat