Kënga e re e Erës dhe Nora Istrefit nxjerr në pah ‘shqiptarin e brendshëm’ - Bota Sot
Kënga e re e Erës dhe Nora Istrefit nxjerr në pah ‘shqiptarin e brendshëm’

Mediale Vip

Kënga e re e Erës dhe Nora Istrefit nxjerr në pah ‘shqiptarin e brendshëm’

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:01
Era dhe Nora Istrefi

Nora Istref dhe Era Istrefi lajmëruan para shumë kohësh se më në fund bashkëpunimi i shumëpritur do të ndodhë.

Deri tani, të dyja këngëtaret kanë publikuar foto apo pamje nga skena të ndryshme të videoklipit, megjithatë këngën e plotë do të mund ta dëgjojmë në datë 19 prill.

Së fundmi, Era publikoi një video në ‘Instastory’ ku duket i gjithë stafi në ambientet e sheshxhirimit, duke kërcyer nën ritmin e këngës ‘Nuk e di’.

Sigurisht, videoja është pa zë, megjithatë ajo ka shkruar: “ ‘Nuk e di’ duke na nxjerrë shqiptarin e brendshëm”.

Këtë fjali e ka shoqëruar me disa ‘emoji’ zjarri, për të treguar se kënga do të jetë ashtu siç pritet. Ky bashkëpunim i motrave Istrefi, erdhi pas suksesit të Erës me këngën ‘Selfish’.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...