Alketa Vejsiu tërbohet keq me komentuesit: Ju ta hiqni trurin me absurde - Bota Sot
Alketa Vejsiu tërbohet keq me komentuesit: Ju ta hiqni trurin me absurde

Mediale Vip

Alketa Vejsiu tërbohet keq me komentuesit: Ju ta hiqni trurin me absurde

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:15
Alketa Vejsiu

Djegia e katedrales së Paristi ‘Notre Dame’ ka tronditur mbarë botën. Një vepër e rrallë e artit gotik e realizuar 850 vite më parë u dogj nga flakët e zjarrit mbrëmjen e së hënës.

Shumë reagime pati dhe nga qytetarët shqiptarë dhe mes tyre një postim për këtë humbje e ka bërë dhe  moderatorja Alketa Vejsiu.

‘Edhe ne flake duket si pikture, nje bukuri e pafund simbol i nje qyteti qe te gjithe e duan!

Bashke me shpirtin e Frances u dogj sot nje pjese e shpirtit, kujtimeve, frymezimit, te kujtdo qe ka qene te pakten njehere aty.’ shkruan ajo krah fotos ku duket Katedralja mes flakësh.

Menjëherë kanë vërshuar komentet se të gjithë po shqetësohesn ‘për djegien e dërasave se sa për vdekjen e shumë personave në Lindjen e largët’. Alketa nuk i ka toleruar këto komente dhe ka replikuar.

‘Kendveshtrimi i disave ne keto komentet ta heq trurin fare. Krahasime jashte kontekstit, absurd komplet; c’hyn Siria, Uria, Shqiperia, Myslimanet e te Krishteret mor Zot?!Ketu po flasim per nja pasuri nderkombetare epokale te njerezimit, qe e perpiu tymi. Ndjesia qe nje gje e bukur qe ju perket te gjitheve, s’do te jete me shkakton trishtim. Per Arkitekturen, Kulturen, Historine nuk po flas; thjesht kisha parasysh disa kujtime personale para kesaj ndertese unike, dhe kisha parasysh qe gjithcka qe shkruhet ne Libra sdo mund te ilustrohej me. Per fat thone qe nje pjese e Kishes ka shpetuar, por mendjet e disave si ti shpetojme?’ ka kthyer Alketa përgjigje për të gjithë komentet që vërshuan kundër postimit të saj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...