Rudina Magjistari si rrallëherë flet për momentin kur lindi Mia

Mediale Vip

Rudina Magjistari si rrallëherë flet për momentin kur lindi Mia

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:34
Rudina Magjistari dhe Mia

Ishte viti 2015 kur moderatorja e njohur Rudina Magjistari u bë nënë për herë të parë, në jetë erdhi vogëlushja Mia.

Moderatorja është treguar gjithmonë diskrete përsa i përket jetës së saj private dhe foto me vogëlushen Mia publikon shumë rrallë.

Por ditën e djeshme Rudina ka folur për herë të parë për momentin kur Mia erdhi në jetë.

Image

Teksa e ftuara Egla Harxhi tregonte për lindjen e djalit, Rudina u shpreh se ajo kur ka lindur vajzën është ndjerë shumë krenare.

“Ajo që kam ndjerë unë kur kam lindur vetë ka qenë një ndjesi triumfi e jashtëzakonshme. Ndihesha njeriu më krenar në botë pasi përfundoi e gjitha. Gjithçka harrohet dhe ti ndjen vetëm lumturi në atë moment”, është shprehur modratorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat