Seveni është djali i dy këngëtarëve shumë të njohur në skenën e muzikës në Kosovë, Sunaj Saraqi dhe Vera Orucaj.
Reperi shqiptar është shumë i talentuar në muzikë dhe ka treguar se prindërit e tij e kanë ndihmuar me ide dhe i kanë trashëguar talentin.
Dhe tani, Seveni ka publikuar një fotografi teksa shfaqet me nënën e tij, imazh ky i realizuar kur reperi ishte fëmijë.
“Dashuria e jetës time”, ka shkruar ai.
Këngëtari Saraqi po vazhdon të jetë i angazhuar në muzikë i cili tash e një kohë është mes Kosovës e Amerikës.