Me rastin e festimit të së Enjtes së Shenjtë në katedralen Saint George, mbretëresha Elizabeth e Anglisë u shfaq në publik.
Sovrania shoqërohej nga mbesa e saj, princesha Eugenia.
Mbretëresha do të mbushë 93 vjeçe, pikërisht në ditën e Pashkëve katolike.
Ajo u shfaq e veshur e gjitha me të verdha me veshje të Stewart Parvin. Këto momente të sovranes u fiksuan në objektivët e fotografëve duke u përhapur me shpejtësi.
Për shkak të moshës së saj, daljet e mbretëreshës janë rralluar gjithnjë e më shumë.