Adeles do t’i kushtojë divorci me gjysmën e pasurisë së saj 150 milionëshe

Mediale Vip

Adeles do t’i kushtojë divorci me gjysmën e pasurisë së saj 150 milionëshe

Më: 21 prill 2019 Në ora: 10:06
Është njoftuar se superylli Adele u nda shfehurazi nga Simon Konecki vitin e kaluar.

Bashkëshorti i Adeles, Simon Konecki mund të marrë gjysmën e pasurisë së saj prej 150 milionë funtesh, pasi çifti janë ndarë fshehurazi vitin e kaluar.

Dokumentet tregojnë se Adele gjithashtu shiti shtëpinë e tyre 3 milionëshe në Britani vitin e kaluar dhe transferoi pronën në Los Angeles në emrin e Simonit, shkruan TheSun.

Është njoftuar se superylli Adele u nda shfehurazi nga Simon Konecki vitin e kaluar.

Ekspertët thonë se Simon, 45 vjeç, tani mund të marrë gjysmën e pasurisë 150 milionë funtesh të yllit të “Skyfall”.

Ata nuk kanë nënshkruar ndonjë marrëveshje para ndarjes.

Çifti, i cili ka një djalë gjashtë vjeç me emrin Angelo, i kanë dhënë fund lidhjes shumë kohë përpara njoftimit të djeshëm.

Një burim tha se “Adele filloi t’u tregonte miqve të ngushtë dhe familjes rreth ndarjes disa muaj më parë”.

Madje, këngëtarja kishte organizuar edhe një festë për të kremtuar divorcin.

Adele dhe Simon u martuan fshehurazi më 2016 pas pesë vjet takimesh, poe miqtë e tyre thanë se jeta e tyre ka marrë kahje të ndryshme.

Adele ende ka një rezidencë prej 7.3 milionë funtash në Beverly Hills, LA, dhe një shtëpi banimi prej 7.4 milionë funtash në Kensington, në qendër të Londrës. Ajo gjithashtu ka një banesë 1.5 milionë funte në jug-perëndim të Londrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat