Macja luksoze që kushton sa një shtëpi në klipin e Nora dhe Era Istrefit!

Mediale Vip

Macja luksoze që kushton sa një shtëpi në klipin e Nora dhe Era Istrefit!

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:02
Nora

Dy ditë më parë motrat Nora dhe Era Istrefi publikuan bashkëpunim e tyre të parë nëpërmjet një klipi që i solli këngëtaret në versionin më seksi të tyre!

“Nuk e di” premton të jetë një ndër hitet e kësaj vere, pasi vetëm në 48 orë publikim numërohen 1 milion e gjysmë klikime.
Në njërën prej skenave të xhiruara Nora Istrefi shfaqet së bashku me një mace ngjyrë gri, e cila kombinohet me ngjyrën e veshjes që këngëtarja ka bërë, por a e kishit menduar se sa kushton ajo?

Macja i përket rracës Ashera dhe konsiderohet si rraca më e shtrenjtë në botë, çmimi i së cilës varion nga 20.000 deri në 100.000 dollarë!

Fiks sa një shtëpi, apo jo?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat