‘Na kapi budallallëku!’ Rudina Magjistari nuk ndalon dot të qeshurën LIVE në emision

Mediale Vip

‘Na kapi budallallëku!’ Rudina Magjistari nuk ndalon dot të qeshurën LIVE në emision

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:23
Rudina Magjistari

I ftuar në emisionin ‘Rudina’ ishte Albert Dumani. Moderatorja e emisionit Rudina Magjistari, së bashku me Albertin në një moment të caktuar gjatë intervistës nisën të qeshnin dhe nuk po ndalonin dot!

Dumani po fliste për udhëtimin e tij në Indi, dhe u ngatërrua teksa thoshte: ‘Për mua ishte udhëtimi i jetës. Ishte vend që ne e kemi parë vetëm në foto apo në ndonjë serial, por teksa e shikoje me sytë e tu, me sytë e ty, me sytë e tu…’.

Këtu Rudina nisi të qeshte me të madhe së bashku me Albertin.

“E mban mend Borgjezi Fisnik me Skender Sallakun? E bëre si ai”, i tha Rudina teksa të dy nuk pushonin së qeshuri.

“Na kapi budallallëku, marrim frymë thellë dhe ristartojmë”, u shpreh Rudina dhe më pas intervista vazhdoi normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat