Chris Brown sherr me moderatoren e sapo divorcuar: Qepe gojën! - Bota Sot
Chris Brown sherr me moderatoren e sapo divorcuar: Qepe gojën!

Mediale Vip

Chris Brown sherr me moderatoren e sapo divorcuar: Qepe gojën!

Më: 24 prill 2019 Në ora: 00:52
Chris Brown

“Lufta” e hapur mes Chris Brown dhe Wendy Williams është ndezur sërish. Këngëtari ka kritikuar moderatoren për komentet që bëri në lidhje me një koncert turneun e tij.

Moderatorja Wendy Williams, e cila sapo i ka dhënë fund martesës 20-vjeçare tha në emisionin se Chris Brown vonohet gjithmonë për të dalë në skenë. Për këtë i referohej koncertit të fundit me Nicki Minaj, ku u vonua për të performuar projektin e fundit “Wobble Up”.

Chris ka reaguar me anë të një postimi në Instagram duke shkruajtur: “Ok Wendy. Unë nuk shfaqem vonë! Unë bëj cfarë të dua kështu që qepe gojën. Respektoje publikun. Kur je zemërthyer, jeton në hije. Pashë një kompliment në mes të fjalëve të këqija. Faleminderit”, shkruajti reperi ku duket qartë se ka përdorur ironi në lidhje me gjendjen e saj emocionale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...