Adriana Matoshi: Shkela me makinë një djalë për ta shpëtuar vajzën që po e rrihte

Mediale Vip

Adriana Matoshi: Shkela me makinë një djalë për ta shpëtuar vajzën që po e rrihte

Më: 24 prill 2019 Në ora: 08:35
Adriana Matoshi

Adriana Matoshi e ka treguar një rast që nuk e keni ditur për të.

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, gjatë një interviste të fundit për Prive ka treguar se si e ka shkelur me veturë një djalë i cili ishte duke e rrahur një vajzë.

Ajo rrëfen se nga panika nuk ka ditur se çfarë të bëjë dhe gjëja e parë që i ka shkuar në mendja e edhe e ka bërë ishte ka shkelte me veturë djalin i cili po e sulmonte fizikisht vajzën me të cilën ishte.

“Njëherë moti kam qenë në veturë time dhe ka qenë natë e ka qenë shumë ftohtë. E kam parë në një tunel një djalë tu e rreh një cikë. Unë kesh tu lujt edhe thash se çka muj me bo unë në at moment me shpëtu atë çiken. Edhe e kom shkel atë djalin me kerr”, ka thënë Matoshi.

Pas kësaj Adriana pranoi një dhuratë jo edhe aq të këndshme nga djali që dikur e kishte shkelur me makinë, mirëpo sot janë miq shumë të mirë.

“E pas disa kohësh, qaj djali e ka kuptu kur e kam datëlindjen dhe ma ka bërë dhuratë një thikë. Tash e kam shok shumë të mirë”, ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat