Genta Ismajli habit me deklaratën: Vitin tjetër do bëhem nënë!

Mediale Vip

Genta Ismajli habit me deklaratën: Vitin tjetër do bëhem nënë!

Më: 29 prill 2019 Në ora: 18:34
Genta Ismajli

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të promovuar videoklipin e ri “zjarr” si dhe për të ndarë të reja nga jeta personale.

Prej kohësh ajo ka shrehur dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve dhe gjatë bisedës së sotme tregoi se me shumë mundësi këtë dëshirë do ia plotësojë vetes vitin tjetër.

Pasi dha këtë përgjigje, pak sekonda më pas Genta shpërtheu në të qeshura, duke na lënë të dyshojmë nëse ka realisht plane për të pasur fëmijë së shpejti apo ishte thjesht një shaka e momentit.

Sa i përket partnerit ideal, Genta zbuloi disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër, e ndër to nuk mund të mungone as trupi i bukur.

“Me patjetër burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë asnjëherë xheloz ndaj meje, se kjo gjë më pengon shumë. Dhe të ketë një trup të mirë”, shtoi më vonë këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat