Modelja nga Uruguaji është gjetur e vdekur

Mediale Vip

Modelja nga Uruguaji është gjetur e vdekur

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:31
Davila Sosa

Davila Sosa, fituesja e ‘Miss Uruguay’ është gjetur e vdekur.

Ish fituesja e ‘Miss Uruguay’ është gjetur e vdekur në një hotel të Meksikës shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Fatimih Davila Sosa, e cila triumfoi në ‘Miss Uruguay’ në vitin 2006 është gjetur e varur në banjë nga zyrtarët policor.

Nuk kishte ndonjë deklaratë zyrtare nga policia nëse ishte vrasje apo vetëvrasje pasi janë ende në hetime për zbardhjen e çështjes. Burimet thonë se autoritetet meksikane janë në kontakt me ambasadën uruguajane për të njoftuar familjen e Davila Sosës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat