Vepron njësoj si kunata, fustanin e bardhë Meghan e kishte veshur edhe më parë

Mediale Vip

Vepron njësoj si kunata, fustanin e bardhë Meghan e kishte veshur edhe më parë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 06:50
Princ Harry dhe Meghan Markel me djalin

Dje Duka dhe Dukesha e Sussex-t ia dhanë kënaqësinë botës, që të njiheshim me djalin e tyre Archie. Pasi u zbulua portreti i të voglit dhe emri i tij, tashmë është koha të merremi me mamanë e tij, Meghan. Si çdo nënë pas lindjes, Meghan u shfaq sot paksa e lodhur, por e lumtur që më në fund familja e saj u shtua me një anëtar të ri. Çifti kishin zgjedhur që në daljen e tyre të parë si familje, djalin ta mbante në krahë Harry dhe në këtë mënyrë veshja e Dukeshes dukej e tëra. U komentua gjatë barku i saj pas lindjes, por kjo është një gjë normale për një grua që sapo ka lindur.

Meghan dha një mesazh të fortë, që edhe Dukeshat pas lindjes duken si të gjitha gratë normale: pak të shëndosha, të përgjumura, të lodhura, por në fund të ditës të lumtura.

Gjithsesi, le të rikthehemi edhe një herë tek veshja e Meghan. Stili i saj vazhdon të na impresionojë, por këtë fustan si pardesy, e kishim parë më herët nga ajo. Mbase jo në të njëjtën ngjyrë, por stili është i njëjtë me dy veshje të tjera të dukeshës. Ndryshe nga herët e tjera që ka preferuar Givenchy, Meghan zgjodhi stilisten britanike Grace Wales Bonner, për daljen e saj të parë në publik si nënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat