Art Rushiti, menaxhuesi i faqeve të mëdha të showbizzit botërorë: Flet djaloshi që pa nga afër Beyoncen

Mediale Vip

Art Rushiti, menaxhuesi i faqeve të mëdha të showbizzit botërorë: Flet djaloshi që pa nga afër Beyoncen

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:43
Art Rushiti

Ndoshta mund të duket pak abrusde mirëpo qëllimi i tij është që të arrijë në majat më të larta të menaxhimit të këtyre rrjeteve sociale. I riu nga Gjilani i Kosovës, Art Rushiti tregon se e ka nisur gjithnjë si një hobi ndërkohë që videot e tij të postuara në Instagram kanë arritur popullaritet derisa sot ai menaxhon faqe të mëdha si të Beyonce dhe Cardi B. Arti në një nga koncertet në Paris ka parë nga afër divën e pop muzikës Beyonce ndërsa në faqen e saj zyrtare imazhi i tij ka qenë dy herë i ekspozuar. Si e ke nisur gjithë këtë rrugë, a e ke pasur të vështirë? Fillimisht vërejta më vete ambiciet dhe shkathtësitë e t’u bërë viral në rrjetin social Instagram. Përmes videove me kualitet të lartë të rezulucionit, si dhe klipe të rralla që jo gjithkush i servon në mënyrën më të duhur. Prandaj vura re se njerëzit filluan të pëlqenin punën që bëja dhe kështu mblodha audiencën që sot kam.

Cili është përfitimi juaj nga gjithë puna që bën? Përfitim, përpos influencës dhe popullaritetit ceken edhe miqësia që krijova me partnerë muzikor botëror/shqiptarë e biznesor të çfarëdo zhanri e industrie funksionale. Je i ndjekur nga shumë yje të botës, ju ndihmon atyre apo të ndihmojnë? Ata pëlqejnë vetë punën që servoj dhe shpesh lajmërohen në mesazh të Instagramit apo thjeshtë ri postojnë videot që unë servoj. Vullneti i tyre për t’u njohur shprehet përmes pyetjeve të ndryshme identifikuese. Ti meresh me menaxhimin e faqeve të tyre apo..? Merrem me menaxhim të fan faqeve më të mëdha të tyre, me audiencë mbi 500.000 ndjekës. Ata kërkojnë klipe HD që t’ua servoj dhe t’i postojnë në raste vështirësie të gjetjeve të këtyre klipeve/video-ve. Kush është Art Rushiti për ata që nuk të njohin? Art Rushiti, është një djalë nga Gjilani/Kosovë i cili merret me menaxhime të llogarive instagrami, si dhe promovime të bizneseve botërore. Influencën e ketyre audiencave unë do ta shpërndaj dhe do ta përdorë në rrugtimin tim drejtë estradës muzikore shqiptare në të ardhmen. Krahas yjeve shqiptare, ti je shqiptari i parë që ke parë nga afër dhe ke kontaktuar me Beyoncen? Po, me siguri të plotë mund ta them këtë pasi Beyoncé kishte dëgjuar për Kosovën vetëm pak detaje për luftën dhe Rita Orën por fakti se burimi/ faqja më e madhe e saj menaxhohet nga një shtetas i Kosovës e shokoi edhe më shumë atë/ stafin dhe asistentët e saj. Gjithashtu ke kontakt edhe me bashkëshortin dhe vet yllin Cardi B? Cardi B dhe Offset më shkrujtën në faqen time që e kam me burim të Cardi B duke u interesuar për prejardhjen e një faqe kaq virale sepse faqja ime ishte gjithmonë në top hashtags që këta të fundit ndiqnin dhe u dilja në faqën Explore të instagramit në çdo post prandaj iu rashë në sy. Cili është qëllimi yt në gjithë këtë punë që i ke vënë vetes? Qëllimi im është që këta yje kaq të mëdha të kenë me dije se edhe pse se vizituan kurrë Kosovën, të jenë të njoftuar se pas këtyre faqeve që ata shohin dhe ndjekin fshihet një kosovar dhe se edhe pse jemi vend i vogël mbajmë talentë brenda kufinjve. Këtë influencë do ta shpërndajë në rrugtimin tim drejt shoubizzit shqiptarë e në një të ardhmen me gjasa edhe botërore gjithmonë në drejtim nga ana e industrisë muzikore e artistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat