U tall keq me Gent Cakajn, flet spikerja me c*c*t jashtë: Ja si u “hakmor” ministri

Mediale Vip

U tall keq me Gent Cakajn, flet spikerja me c*c*t jashtë: Ja si u “hakmor” ministri

Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:45
Enki Bracaj, Gent Cakaj

Enki Bracaj është një nga spikeret më të veçanta në Shqipëri, pasi në “Zjarr TV’ për shumë kohë i dha lajmet me gjoksin zbuluar. Dekolteja pa dyshim e bëri të famshme dhe dha frytet e veta.

Vajza e re nga Skrapari për shkak edhe të formave të saj superseksi mori oferta edhe nga “Playboy” për të realizuar një set fotografik nudo për rreth 30 mijë euro, por për dy vite u zhduk nga ekrani.

Tani është rikthyer në ekran si pjesë e “Aldo Morning Show” dhe faqes ”Shërbimi Informativ Televiziv”, ku improvizon intervista me politikanë për “Çmendina Tv”.

Për mënyrën e re të bërit televizion dhe prapaskenat e videove virale të supozuara me njerëzit e rëndësishëm në këtë vend, Enki është rrëfyer në një intervistë për “Panorama Plus”.

Aty ka treguar edhe një prapaskenë me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, të cilin pasi e “talli” bashkë me djemtë e Çmendinës. Sipas Enkit, kryediplomati i ka bërë bllok në rrjetet sociale pas “intervistës” funny.

Pjesë nga intervista:

Mendon se, duke u bërë pjesë e këtyre videove për të qeshur, ke humbur shansin që një ditë t’i intervistosh vërtet politikanët?

Besoj se shumica e politikanëve e kanë kuptuar që është humor dhe që nuk ka asnjë tendencë për të ulur apo ngritur një parti politike, por besoj se ministri i Jashtëm, Gent Cakaj (i cili më bëri bllok menjëherë sapo doli intervista), nuk do të donte të më kishte as afër dhe jo më ta intervistoja.

Çfarë ka ndodhur në jetën tënde private këto kohë, je dashuruar dhe të kanë parë djemtë me sy tjetër pas punës si spikerja e guximshme në “Zjarr TV”?

Jo, nuk jam e dashuruar, por në pritje të Princit të Kaltër.

Nga fama që more, “Playboy” gjerman të bëri propozim për të pozuar nudo me 30 mijë euro, ofertë që s’e pranove pasi kërkoje 70 mijë euro. Je penduar dhe a kishe të tjera oferta pas kësaj?

E para, nuk ishin foto nudo, por mund të themi deri diku topless. Jo, nuk jam penduar, pasi e kam menduar gjatë atë ofertë, edhe pse 30 mijë euro nuk janë pak (Qesh). Oferta pata të ndryshme, por, sikurse dhe e thashë, kisha nevojë të pushoja pak.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat