Einxhel Shkira zbulon arsyen e largimit nga ekrani

Mediale Vip

Einxhel Shkira zbulon arsyen e largimit nga ekrani

Më: 12 maj 2019 Në ora: 07:56
Einxhel Shkira

Moderatorja Einxhel Shkira u largua për disa kohë nga bota e ekranit për tu rikthyer sërish.

E ftuar në emisionin Late Night Show, ajo zbuloi edhe arsyen se vendosi të tërhiqej për pak kohë.

Einxhel Shkira: "Nuk më kanë hequr nga puna. Arsyeja pse u largova është se njeriu ka disa ambicie të vetat personale, i kërkon tek vetja. Kur ti e shikon që je ngopur me ato gjëra dhe nuk të shijojnë më, thjesht ke dëshirën ta lësh fare. Thua më mirë rri pa ngrënë se ha këtë gjënë që më është velur, mërzitur."

Kastro Zizo: Ke bërë kompromise për të arritur këtu ku je?

Einxhel Shkira: Jo, ndoshta ky është edhe gabimi (qesh). E kam një tip të caktuar sesi më pëlqen mashkulli në kokë dhe nuk komprementohem lehtë aq më pak për një post pune. Po të komprementohesha do isha në një avion privat jo duke dhënë intervistë në këtë orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat